Kryeministri britanik Cameron takim me Obamën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 12:38
Konflikti në Siri pritet të jetë tema kryesore e bisedimeve ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministrit britanik, David Cameron.Dy aleatët do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë.Javën e kaluar, Cameron ka diskutuar Sirinë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.Vizita e Cameronit në Shtetet e Bashkuara pritet të përfshijë edhe qëndrimin në Boston, ku sulmet me bomba të 15 prillit kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur mbi 260 të tjerë.