Dënimi i Berluskonit, rrezikohet qeveria
6 vjet burg dhe ndalim i përhershëm i zënies së posteve publike për ish-kryeministrin, Silvio Berlusconi, për bashkëpunim dhe nxitje të prostitucionit të të miturve. Ky është dënimi i fundit i kërkuar nga prokuroria e Milanos për kavalierin që ka ngritur shumë pikëpyetje për të ardhmen e qeverisë së re italiane.Prokurorja tha se, në vilën e Berlusconi-t në Arcore, ekzistonte një sistem prostitucioni. Si 17-vjeçarja Ruby, ashtu edhe vajzat e tjera, që duket se kanë marrë pjesë në festat e shfrenuara të ish-kryeministrit, i ishin afruar atij për të përfituar parà, ose për t'u futur në botën e spektaklit.''Argumentet e prokurores janë surreale. Ati janë bazuar në shkatërrimin e të gjitha dëshmive që tregon pafajësinë e Berluskonit, "tha Anna Maria Bernini, një nga njerëzit e partisë së Berluskonit."Unë nuk mendoj se e ardhmja e qeverisë duhet të varet nga këto vendime gjyqësore dhe aktgjykimet tjera që ndoshta do të vijnë " tha Massimo D'Alema, nga Partia Demokratike e ItalisëNga ana e tij, ish-kryeministri flet për paragjykime, urrejtje dhe për fjalë qesharake, ndërsa avokati i tij mbrojtës e cilësoi si tepër të lartë dënimin e kërkuar. Palës mbrojtëse i takon të flasë në seancën e 3 qershorit, ndërsa replikat e mundshme, e ndoshta edhe vendimi, janë në program më 24 qershor .