Bie besimi tek Bashkimi Europian
Evropianët po humbin besimin tek Bashkimi Evropian, për shkak të rritjes së krizës financiare dhe të borxheve.Në një studim të Institutit Amerikan Pju Risërç Senter ku janë pyetur me mijra qytetarë nga tetë vende të ndryshme të Bashkimit Europianm rezultatet tregojnë se mendimi pozitiv për BE-në ka rënë për 15 për qind për një vit, respektivisht prej 60 për qind në vitin 2012, në 45 për qind këtë vit.Në këtë drejtim kryeson Franca ku zhgënjimi nga BE-ja po rritet. Para një viti 60 për qind e fracezëve e përkrahnin Unionin, ndërsa tani mezi janë 41 për qind.Në Spanjë rënia është nga 60 në 46 për qind, ndërsa në Greqi prej 37 deri në 33 për qind.Në pyetjen lidhur me gjendjen e ekonomisë, 91 për qind e francezëve konsiderojnë se ekonomia e tyre shkon në drejtim të keq, që është për dhjetë për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.Mbi 77 për qind e francezëve janë të bindur se integrimi evropian ekonomik është arsye për përkeqësimin e pozitës në Francë. Gjithsej 58 për qind e francezëve thanë se BE-ja si institiucion ka lënë një përshtypje të keqe tek ata.Në pyetjen nëse kushtet ekonomike janë të mira, një për qind e grekëve, tre për qind e italianëve, katër për qind e spanjollëve, nëntë për qind e francezëve u përgjigjën pozitivisht.Vetëm në Gjermani 75 për qind i përcaktojnë kushtet ekonomike aktuale si pozitive.Lidhur me besimin liderët evropianë 74 për qind e miratojnë punën e Angela Merkel, që është për gjashtë pikë më e ulët nga viti i kaluar, por megjithatë është i qëndrueshëm. Në vendin e dytë është Dejvid Kameron me 37 për qind miratim. Më keq janë vlerësuar liderët e Greqisë, Italisë dhe Çekisë.