Rusi, arrestohet për spiunazh agjenti i CIA
Një diplomat amerikan, i dyshuar si agjent i CIA-s është arrestuar në Moskë për pak orë nën akuzën se u përpoq të rekrutonte një oficer të shërbimit sekret rus, raporton agjencia e lajmeve RIA.Agjenti është mbajtur gjate nates ne paraburgim përpara se t'i dorezohej autoriteteve amerikane. Sipas agjencisë, ai ishte një punonjës i ambasadës amerikane në Moskë, por që punonte për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës. Ndërsa bëhet e ditur se në momentin e ndalimit, me vete ai mbante nje shumë të madhe parash, disa pajisje teknike e udhezime me shkrim per agjentin qe po perpiqej të rekrutonte.Agjeni i CIA i indetifikuar si Ryan K. Fogle, punonte nën mbulimin e pozitës së tij si sekretar i tretë në drejtimin politik të ambasadës, dhe është mbajtur nga e hëna deri të martën", thuhet nga burimet e Shërbimit Federal të Sigurisë, që është pasardhës i agjencisë së spiunazhit, KGB-së. Ndërkohë që ambasada amerikane nuk pranoi të bëjë asnjë deklaratë mbi ngjarjen.Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar Fogle është quajtur "persona non grata" dhe ka urdhëruar që që të largohet nga vendi. Ministria tha se "veprimet e tilla provokuese në frymën e Luftës së Ftohtë do të promovonin forcimin e besimit reciprok ."Pavarësisht përfundimit të Luftës së Ftohtë prej më shume se dy dekadash, spiunazhi mes Uashingtonit dhe Moskës vazhdon dhe FSB thotë se incidente të këtij lloji nuk janë të pazakonshme. Në vitin 2010, 10 njerëz të identifikuar nga inteligjenca amerikane, si agjentë rusë u arrestuan në SHBA dhe dërguan përsëri në Rusi në këmbim të katër rusëve ndaluar për spiunim për perëndimin.