SHBA bojkoton konferencën e kryesuar nga Irani

Diplomatë të Shteteve të Bashkuara thonë se ambasadori amerikan do të bojkotoj takimet e Konferencës për Çarmatim të Kombeve të Bashkuara, kur Irani merr kryesinë e radhës, në fund të këtij muaji.Zëdhënësja e misionit të Shteteve të Bashkuara në OKB, Erin Pelton, tha në Nju Jork, se presidenca e Iranit në konferencën katërjavëshe, që fillon më 27 Maj, “është fatkeqe  dhe “shkon kundër qëllimeve dhe objektivave” të vetë konferencës.Në konferencë do të bëhen përpjekje për arritjen e marrëveshjes për çarmatim atomik dhe ndalje të zhvillimit të armatimit tjetër të shkatërrimit masiv.Irani është nën sanksione të Kombeve të Bashkuara dhe të disa shteteve, pasi refuzon të ndalë pasurimin e uraniumit, dhe shtetet perëndimore kanë shqetësime se ky program synon zhvillimin e armatimit atomik.Irani këmbëngulë se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.