Sulmet në Bengazi,Obama: Akuzat e republikanëve shfaqje politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2013, 07:42
Presidenti amerikan Barak Obama ka hedhur poshtë akuzat e vazhdueshme në lidhje me sulmin e shtatorit në Libi që vrau ambasadorin Christopher Stevens dhe tre amerikanë të tjerë si të motivuara politikisht.Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin britanik David Cameron, Obama i quajti kritikat republikane mbi trajtimin e sulmit Bengazit ", si një shfaqje e veçantë politike."Presidenti u pyet në lidhje me dhënien e informacioneve shpjeguese të dhëna nga komuniteti i zbulimit që thuhet se u ndryshuan më vonë për të fshirë referencat ndaj militantëve islamikë. Republikanët thonë se informacioni u ndryshua për të mbrojtur presidentin gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.Obama tha se nuk ishte e qartë menjëherë pas sulmit se kush ishte përgjegjës, dhe nuk ka patur përpjekje për të mbuluar ndonjë informacion.