Pakistan, gjykata zgjat dënimin për ish-presidentin Musharraf

Një gjykatë në Pakistan ka zgjatur dënimin për ish presidentin, Pervez Musharraf, duke e lënë edhe 14 ditë në arrest shtëpie pasi e akuzon se ka lidhje me vrasjen e ish-kryeministres, Benazir Bhutto.Musharraf është i akuzuar për dështim të sigurimit përkatës për Bhutton, e cila ishte vrarë në qytetin Ravalpindi, derisa zhvillonte fushatë për zgjedhjet parlamentare, në dhjetor të vitit 2007.Musharraf, i cili ishte edhe komandant i ushtrisë, i ka hedhur poshtë akuzat.