SHBA, dënohet doktori i abortit
Një doktor në Filadelfia është dënuar për vrasjen e tre fëmijëve me gërshërë, të lindur në fazat e fundit të abortit.Doktor Kermit Gosnell, 72 vjeç, u shfajësua për një akuzë tjetër, për vrasjen e një fëmije të katërt, që thuhet se klithi përpara se ai t’i priste kokën.Doktori u shpall gjithashtu fajtor për keqtrajtim të pavullnetshëm të një pacienteje të rritur që vdiq si pasojë e një mbidoze.Prokurorët po kërkojnë dënimin me vdekje për Gosnell. Ai ka kryer mijëra aborte gjatë karierës së tij në tre dekadat e fundit.Autoritetet thanë se klinika e tij mjekësore kishte sjellë fitime prej 1.8 milionë dollarësh në vit. Ish-anëtarë të stafit të klinikës dëshmuan se rregullisht doktori kishte kryer aborte ilegale edhe pas kufirit prej 24 javësh.Në seancën gjyqësore u dëgjuan dëshmitë se si Gosnell nxirrte fëmijët të gjallë dhe më pas përdorte gërshërë për t’i “prerë”, siç thoshte ai, në shpinën e tyre.Mes stafit të patrajnuar që ndihmonte Gosnell ishte dhe bashkëshortja e tij Pearl, e cila pranoi fajin për një sërë akuzash dhe dëshmoi kundër tij.Avokati i Gosnell, Jack McMahon, argumentoi se asnjë nga fetuset nuk kishte lindur i gjallë dhe se çdo veprim ishte kryer pasi fëmijët kishin lindur të vdekur.