Japoni, politikani mbron prostitucionin
Një figurë premtuese e politikës japoneze e ka cilësuar si “të nevojshëm” sistemin përmes të cilit gratë detyroheshin të prostituonin për ushtarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.Kryetari i bashkisë së qytetit të Osakës, Toru Hashimoto ka deklaruar se, gratë u dhanë ushtarëve, që vinin jetën në rrezik, mundësinë për t’u qetësuar.Ai e ka bërë këtë vlerësim edhe pse është shprehur i vetëdijshëm se gratë ishin të detyruara të vepronin kundër vullnetit të tyre.Rreth 200 mijë gra në territoret e pushtuara nga Japonia gjatë Luftës së Dytë Botërore vlerësohet të jenë detyruar të bëhen skllave seksuale për trupat ushtarake.Shumë prej tyre vinin nga Kina dhe Korea e Jugut, por edhe nga Filipinet, Indonezia e Taivani. Mënyra e veprimit të Japonisë gjatë kohës së luftës është bërë shpesh herë burim tensionesh mes saj dhe vendeve fqinje në rajonin e Azisë.Zoti Hashimoto, bashkëthemelues i Partisë Japoneze të Restaurimit, është politikani më i ri në historinë e Japonisë që bëhet kryetar i bashkisë së Osakës.“Në rrethanat ku plumbat fluturonin si shiu dhe era, ushtarët po vinin rrotull duke humbur jetën. Nëse ata duhet të qetësoheshin në një situatë të tillë, sistemi i grave të prostituuara ishte i nevojshëm. Kushdo mund ta kuptojë një gjë të tillë”, ka thënë ai.