Obama: SHBA punon me Britaninë lidhur me Sirinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se Uashingtoni po punon me Londrën për ta mbajtur nën presion qeverinë e Sirisë, për ta forcuar opozitën e moderuar atje dhe për të punuar për shtyrje që të përfundoj regjimi i linjës së fortë i presidentit Bashar al-Assad.Dhunën në Siri, zoti Obama e ka vlerësuar si tmerruese dhe theksoi se aleatët perëndimorë do të punojnë së bashku për forcimin e opozitës së moderuar kundër udhëheqjen së Assadit.Këto komente Barack Obama i bëri sot në konferencën e përbashkët për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, me kryeministrin britanik, David Cameron.Ata diskutuan për luftën civile në Siri, për procesin paqësor në Lindjen e Mesme, për marrëveshjen e propozuar për tregti të lirë me Evropën dhe për samitin e ardhshëm të tetë vendeve më të zhvilluara industrialisht në Irlandën Veriore.Kryeministri Cameron tha se Britania do ta dyfishoj ndihmën jovdekjeprurëse për opozitën në Siri gjatë vitit që vjen.Zoti Cameron e viziton edhe Bostonin për t’i nderuar ata që humbën jetën dhe u plagosën në Maratonën në këtë qytet.