Prokuroria e do jashtë politikës Berluskonin, kërkon 6 vjet burg për "kavalieren"
Prokurorja në gjykatën e Milanos ka kërkuar të hënën dënim me 6 vjet burg dhe kufizimin e tij të përjetshëm nga jeta politike për ish kryeministrin të Italisë, Silvio Berluskoni, në një cështje të ndërlidhur seksuale.Prokurorja Ilda Bokasini, sugjeroi 6 vjet burg mbi akuzat se ish kryeministri i Italisë kishte marrëdhënie seksuale me të mituren marokiene Ruby Karima gjatë festave famëkeqe "Boungka-Boungka" që organizoheshin në vilën e tij jashtë Milanos.Prokurorja Ilda Bokasini e bërë këtë kërkesë gjatë fjalë së fundit përfundimtare në procesin rreth cështjes së Berluskonit, ndërsa kërkoi ndalim të përjetshëm nga mbajtja e posteve publike për "kavalieren".Berluskoni kishte pa "asnjë dyshim" marrëdhënie seksuale me të mitur marokene, tha Prokurorja duke folur për një lidhje me një rrjet prostitucioni të organizuar rreth ish Kryeministrit.Sipas Bokasinit, nuk ka dyshim për marrëdhënie midis të dyve duke kundërshtuar pohimet e bëra nga Berluskoni dhe Karima, e cila gjatë prokurorisë duket se kishte marrë nga Berluskoni 4.5 milion euro.