Humb kontaktin me bazën, avioni turk rrëzohet pranë kufirit me sirinë
Një avion luftarakë turk F-16 u shkatërrua të hënën pranë kufirit me Sirinë. Komunikimi me avionin luftarak humbi, ndërsa kryente fluturim në malet e Amanit në provincën jugore Osmaniye, rreth 50 km nga kufiri.Burimet ushtarake të cituara nga NTV turk, bëjnë fjalë për përplasje e cila ndoshta ëshët shkaktuar nga një aksident.Ndërsa piloti i avionit para se të humbte komunimikim ka dërguar një mesazh që ka përdorur parashutën, raportuan Forcat eArmatosura Turke.Avioni luftarak kishte bazë në provincën Amasas të Administratës së 5 dhe po kryente fluturim operacional në rajon.Banorë të fshatit Giarpuz thanë se dëgjuan një zhurmë me zë të lartë si një shpërthim, sipas agjencisë së lajmeve Dogan. Megjithatë, një burim ushtarak tha se avioni ka shume gjasa të jetë rrëzuar pranë malit Aman sic teguan dhe radaret.Incidentit vjen vetëm dy ditë pas shpërthimeve të së shtunës në qytetin Rejhanli të Turqisë, nga të cilat kanë humbur jetën 46 persona dhe që kanë nxitur akuza të ndërsjella midis Ankarasë dhe Damaskut.Ndërsa gjatë së hënës kryeministri turk rexhep tajip Erdogan ka paralajmëruar për hakmarrjen turke, por ka thënë se vendi i tij do t'i rezistojë rrëshqitjes në luftën civile të Sirisë.Për shpërthimet e të shtunës autoritetet turke kanë thënë se kanë arrestuar nëntë shtetas turq, të cilët dyshohen se kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës në Siri.Turqia ka thënë se të dyshuarit kanë pranuar se kanë marrë pjesë në sulme. Nga ana tjetër regjimi sirian, ka mohuar përfshirjen në to, ndërsa i ka bërë thirrje Kryeministrit turk që të japë dorëheqje, duke thënë si ai bën përpjekje të ndërtojë famën e tij përmes gjakut të turqve dhe sirianëve.