Izrael-Rusi, bisedime mbi Sirinë

Bisedimet në Rusi, mes presidentit Vladimir Putin dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, priten të fokusohen te konflikti i Sirisë, bëjnë të ditur zyrtarë.Rusia është e shqetësuar nga sulmet ajrore të Izraelit ndaj objektivave brenda territorit sirian, ndërsa Izraeli është i pakënaqur me dërgesat e armëve ruse në Damask. Moska ka qenë në qendër të përpjekjeve të fundit diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.Ndërkohë, një video është publikuar së fundi, e cila shfaq një rebel sirian t’i copëtojë zemrën një ushtari dhe më pas ta hajë atë.“Betohem ndaj Zotit, se ne do të t’ua hamë zemrat dhe do t’ua marrim jetët juve, ushtarëve të qenit Bashar”, thotë rebeli, teksa ulet mbi një trup dhe e copëton për t’i nxjerrë zemrën me një thikë. Më pas çohet dhe e fut atë në gojë.Autenticiteti i pamjeve, të postuara online gjatë ditës së diel, nuk mund të vërtetohet, por Peter Bouckaert dhe “Human Right Watch” kanë identifikuar personin si Abu Sakkar, një rebel i njohur në qytetin e Homs-it dhe themelues i Brigadës Farouq, pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane.“Gjymtimi i trupave të kundërshtarëve është një krim lufte, por çështja më serioze është rënia me një shpejtësi të madhe në dhunën dhe retorikën sektariane”, tha Bouckaert për agjencinë e lajmeve “Reuters”.OKB ka thënë se mbi 70 mijë njerëz janë vrarë, që prej kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad, në mars 2011. Observatori sirian me bazë në Britani, HRW, e ka çuar numrin e të vdekurve në mbi 80 mijë.