PD akuza Ramës, Bogdani denoncon punën e dobët në krye të Bashkisë

Partia Demokratike ka hedhur sot akuza në drejtim të kreut të PS, Edi Rama dhe kandidatit për deputet të PS në Vlorë, Koço Kokëdhima.Deputeti i kësaj partie, Gerti Bogdani është ndalur në shkollën “7 Marsi”, ku vite më parë rrëzimi i tavanit në një klasë i ka rrezikuar jetën disa nxënësve. Sipas Bogdanit, punimet e kësaj shkolle janë bërë nga firmat e ndërtimit të zotit Kokëdhima.“Modeli Rama-Kokëdhima i kanë vënë kthetrat kryeqytetit. Tani duan t’ja vënë gjithë shqiptarëve. Trëndafili i kuq i PS është zëvendësuar nga thesi i Koço Kokëdhimës. Sot ndodhemi në shkollën "7 marsi" e rikonstruktuar nga zoti Kokëdhima, ku tavani u ra në kokë nxënësve. Klaudja vuajti modelin e dështuar të kësaj dysheje të dështuar që sot synon t’i hedhë tavanin në kokë gjithë shqiptarëve”, deklaroi ai.