Akuzat e PS, Vorpsi : Bota na promovon si një nga vendet më tërheqëse për turizmin

Partia Demokratike ka hedhur poshtë akuzat e selisë rozë, lidhur me mospërmbushjen e detyrimeve të qeverisë në këtë sektor. Në një dalje për mediat zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, ndërsa mohoi vërtetësinë e deklaratave, akuzoi kreun e PS se vetë ai për 8 vite si kryebashkiak nuk ka bërë asgjë për turizmin, përveçse rriti taksat për hotelet.“Sot, si gjithmonë, Edi Rama lëshoi një sulm tjetër absurd të shpikur në sallonin e tij mavi. Ndërkohë që Edi Rama vazhdon t’i fyejë shqiptarët duke u thënë atyre se e zeza është e bardhë, se gënjeshtrat janë të vërteta dhe se e shkuara është e ardhmja, Partia Demokratike po punon për bërë përmirësime reale në jetën e qytetarëve. Ndërkohë që si Kryebashkiak, Rama i kishte të gjitha mundësitë për të punuar drejt shtimit të turizmit, gjë që nuk e bëri. Përkundrazi, plani i tij i vetëm për turizmin ishte rritja e taksave të hoteleve, duke e dëmtuar turizmin. Qytetarët meritojnë trajtim më të mirë se kaq. Prandaj, Partia Demokratike ka ndërmarrë hapa konkret për shtimin e numrit të turistëve nga 300.000 në vitin 2005 në 4.7 milion në vitin 2012” deklaroi Vorpsi.Sipas Vorpsit arritjet e qeverisë në turizëm janë evidente dhe kjo është arsyeja sipas saj, që agjencitë më prestigjoze e kanë konsideruar Shqipërinë si një nga vendet më tërheqëse për turizmin.“Për nxitjen e turizmit ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 10 mijë km në mbarë vëndin dhe 504 km rrugë që lidhin akset kombëtare me zonat turistike bregdetare dhe malore te vendit. Po për këtë qëllim ne po ndërtojmë 16 impiante për trajtimin e ujrave të zeza, 6 prej të cilave tashmë janë vënë në punë. Ndërsa dy të tjerë në Vlorë dhe Sarandë janë gati të vihen në punë sa po Bashkiakët e Ramës të marrin përgjegjësitë. Për nxitjen e turizmit ne kemi ndërtuar terminalin e ri të pasagjerëve në Durrës dhe dyfishuar aeroportin e Rinasit, për t’i dhënë mundësi portit të Durrësit dhe aeroportit te Rinasit te presin me shumë turistë në Shqipëri. Prandaj kemi restauruar qëndrat e trashigimise kulturore dhe kemi asfaltuar rrugët për t’i shijuar këto vende kulturore gjithandej, si në Butrint, Apolloni, Bylis, Finiq, Antigone, Çajup, Sari Salltik, Prezë dhe pothuajse kudo nëpër Shqipëri. Prandaj kemi investuar në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë për t’i bërë të gjithë Shqiptarët të ndjehen krenarë! E për këtë arsye kemi promovuar potencialin tonë tonë turistik ne Botë për të sjellë në Shqipëri më shumë turistë, për të krijuar më shumë vënde pune dhe për një jetë më të mirë! Agjensitë turistike më serioze në Botë kanë shpallur Shqiperinë një nga detinacionet turistike kryesore në Botë! Ndërsa promovimi turistik i Shqipërisë nga Edi Rama ka qenë nëpërmjet grevave të urisë, bojkoteve dhe protestave të dhunshme, zjarrit të instituconeve dhe shpërndarjes së plehrave në Tiranë shndërrimi i kryeqytetit në qytetin më ajër më të ndotur në Europë! Ne e dimë se ka më shumë punë për të bërë, por Partia Demokratike do të vazhdojë punën për të sjellë gjithnjë e më shumë turistë në Shqiperi!” theksoi ajo.Më herët gjatë ditës deputeti socialist Besnik Baraj theksoi se turizmi është një nga dështimet e qeverisë Berisha. Ai theksoi më tej se në shumicën e qyteteve të mëdha si Vlora, Fieri, Durresi etj, mbetjet hidhen e digjen pa kriter, të përziera me mbetje të rrezikshme dhe spitalore, duke ndotur ujërat sipërfaqësorë e nëntokësorë si dhe ajrin urban.Sipas tij, për Partinë Socialiste mbrojtja e mjedisit do të thotë zhvillim i qëndrueshëm, si vlerë në zhvillimin ekonomik, atë të shëndetsisë, të turizmit, të edukimit dhe të peisazhit.