Këlcyrë, një pasagjer vret tjetrin gjatë udhëtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2013, 18:24
Një pasagjer i cili udhëtonte drejt nga Këlcyra drejt Përmetit është vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në mjetin taksi me të cilin udhëtonin dy persona, ku shtetasi Andi Naci, 28 vjeç nga qyteti i Përmetit është qëlluar me pistoletë nga një tjetër pasagjer që gjendej në mjet duke gjetur vdekjen e menjëhershme.Autori i ngjarjes menjëherë pas krimit është larguar në drejtim të paditur. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët po bëjnë dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes. Nga ana e bluve po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.Mësohet se Andi Naci ishte i divorcuar, ndërsa ende mbeten të paqarta lidhjet mes tij dhe të dyshuarit si autor i vrasjes.