MB përmbyll listat, Poni: PLotësojnë kriteret, askush nuk voton dot 2 herë

Ministria e Brendshme përmbyll hartimin e listave zgjedhore për votimet e 23 qershorit.Në një konferencë për mediat Zv.ministri Ferdinand Poni tha dublimet janë pastuar dhe përjashtoi mundësinë që një person të votojë më shumë se një herë.“Askush nuk mund të votojë dy herë. Është teorikisht dhe praktikisht e pamundur. Cdo person do të votojë me dokumente identifikimi që lëshohen vetëm një herë, plus që është edhe boja në gisht që identifikon personin që ka votuar”, tha Poni.Zv.ministri i Brendshëm u ndal edhe tek zgjedhësit mbi 100 vjeç, ku sipas tij janë bllokuar 750 emra mosha e të cilëve shkon përtej 100 viteve. Poni shtoi se janë pastruar dublimet dhe se listat e hartuar plotësojnë të gjithë kriteret e kërkuara.E ndërsa listat përfundimtare zgjedhore bëhen publike 40 ditë para datës së zgjedhjeve, Poni u bëri thirrje punonjësve të gjendjes civile që të përmbyllin punën brenda ditës së nesërme.“U bëj thirrje punonjësve të gjendes civile të përfundojnë procesin, sipas kodit duhet jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve. Këtë punë ta kryejnë jo më vonë se nesër në mënyrë që gjithë pjesa e angazhimit të shkojë për veprimtari të tjera. Listat zgjedhore ngelen në standardet më të larta të OSBE-ODHIR” theksoi ai.