Sherr mes dy grupeve, plagosen me thikë dy të rinj, arrestohen autorët
Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë një përleshje mes dy grupeve të rinjsh.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen "3 Heronjt", ndërsa të plagosurit janë shtetasit A. T 24 vjeç dhe A. F 18 vjeç , të dy banues në Shkodër.Dy të rinjtë e plagosur janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër ku po marrin mjekimin dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore.Nga hetimet paraprake, policia ka mundur të identifikojë dhe të kap autorët e dyshuar të plagosjes, përkatësisht shtetasit :- M. Sh. 30 vjeç, banues në Shkodër,- M. B. 28 vjeç, banues në Shkodër,- A. B. 23 vjeç, banues në Shkodër.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.[caption id="attachment_710790" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ne lagjia "3 Heronjt" ne Shkoder ku ndodhi plagosja[/caption]