Zvicër, protestë për pulëpjekësin nga Kosova i martuar me tri gra
Një 38 vjeçar nga Kosova, i quajtur Jeton Dermaku do të përzihet së shpejti nga Zvicra. Autoritetet vendase kanë vendosur që ta largojnë atë edhe pse ka rreth 17 vite që jeton në shtetin zviceran.Punët i shkuan keq shqiptari kur bëri kërkesa për marrjen e gruas dhe vajzave nga Kosova. Në vend që t’i plotësohej kërkesa siç priste, atij ju refuzua edhe vetë lejeqëndrimi. “Unë kam jetuar këtu që prej më shumë se 15 vite. Kam ndërtuar gjithçka dhe tani mund t’i lë pas”, thotë ai. Ai ka tre vajza dhe bashkëshorten në Kosovë.Në vend të bashkimit familjar, autoritetet i tërhoqën atij lejen e qëndrimit, duke i kërkuar largimin nga Zvicra. Ai është larguar në vitin 1999 nga Kosova si azilkërkues, duke deklaruar se ishte dëbuar nga të afërmit.Në vitin 200, është martuar me një 65 vjeçare vendase, ku me ç’rast ka përfituar edhe dokumentet.Paralelisht, në Kosovë u martua me një grua tjetër. Në vitin 2005, ai u nda nga bashkëshortja e tij, që duhet thënë ishte paksa e moshuar.Rasti ka dy vite që diskutohet në vend, dhe pavarësisht përpjekjeve, shqiptari nga Kosova nuk ia ka arritur që të bindë autoritetet për qëndrimin.Shqiptari merret me pjekjen e pulave dhe nofka që i është vendosur nga vendasit është “Güggeli-Toni” në kantonin Obwalden.Për rasti, banorët kanë paralajmëruar edhe një protestë më 31 mars. Por historia e shqiptarit nuk përfundon këtu. Mediat gjermane shkruajnë se ai ka pasur si bashkëshorte edhe një gjermane, me të cilën ka edhe një fëmijë. Kjo do të thotë se ai ka jetuar në një poligami të vërtetë./Ora News/