Vuçiç optimist: Dallimi me serbët e Kosovës nuk është i thellë
Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se hendeku ndërmjet qeverisë në Beograd dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosovë, nuk është “aq i thellë”, por kjo nuk do të thotë se serbët e Kosovës do ta pranojnë lehtë zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve, të arritur në Bruksel më 19 Prill.“Fuqishëm besoj se në ditët e ardhshme do të marrim vendim të përbashkët në të mirë të gjithë kombit”, tha Vuçiç për portalin Veçernje Novosti.Ai theksoi se takimi i tij i djeshëm me serbët e Kosovës ka treaguar se “ata i besojnë shtetit të tyre”.Vuçiç nënvizoi se fëmijët serbë në shkolla nuk do të mësojnë sipas programeve shqiptare, ndërsa në “pjesën veriore kurrë nuk do të shkel ushtria shqiptare”.Sipas tij, “me këtë marrëveshje perëndimi e pranon ekzistimin e Bashkësisë së komunave serbe”.Vuçiç konsideron se ky dokument është rast që populli serb të mbijetoj në Kosovë dhe se “më nuk do të vërsulet në disfata”.