Lezhë - Nysie, një tjetër bashkëpunim. Dy rajonet angazhohen për partneritet mes tyre

Qarku i Lezhës ngre të tjera ura lidhëse me simotra të saj të Bashkimit Europian.Pikërisht në këtë kuadër, kryetari i qarkut të Lezhës ka pritur përfaqësues nga rajoni i Nisës në Poloni, që kryesohej nga nënkryetari i saj, Ceztav Bilobran, me të cilët synohet të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi, për asistencë teknike në rritjen e kapaciteteve administrative.Për kreun e qarkut, Pashk Gjoni, tashmë Shqipëria sheh tek pala polake mundësinë e përfshirjes si partnere e rëndësishme në projektet e Bashkimit Europian si dhe afrimin e një asistence teknike në hartimin e plazhit strategjik për këtë rajon.Nënkryetari i rajonit të Nisës, Bilobran, ka bërë të ditur se asambleja e këtij rajoni ka marrë vendim unanim për të intensifikuar bashkëpunimin me qarkun e Lezhës.Gjatë qëndrimit në Lezhë, pala polake është njohur me resurset e këtij rajoni si dhe avantazhet e tij për thithjen e investimeve të huaja.