Nimiç-Ahmeti: Koha për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë
Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Nju Jorku përcollën porosinë për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.“Është koha më e mirë për ta zgjidhur çështjen e emrit dhe që politikanët duhet me guxim të ndërmarrin vendime të rëndësishme për të siguruar të ardhmen e vendit”, kanë theksuar Ahmeti dhe Nimic, me ç`rast ky i fundit siç mësohet ka shprehur faleminderime për kreun e BDI-së për siç thuhet këshillat e vlefshme dhe përpjekjet për të ndihmuar këtë proces.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për mbështetje më të madhe ndaj procesit të ndërmjetësit Nimic.Delegacioni i lartë i BDI në selinë e Kombeve të Bashkuara u takua me ambasadoren amerikane në OKB, Rosemary Di Carlo.Në këtë takim u ndanë kujtime për bashkëpunimin e suksesshëm në vitet 2007 dhe 2008, ndërsa Ahmeti theksoi që një shtytje e tillë ndërkombëtare nevojitet edhe sot kur duhet të zgjidhet përfundimisht çështja e emrit.Ambasadorja Di Carlo nënvizoi përkrahjen amerikane për integrim të Maqedonisë në NATO, por edhe nevojën për arritje të kompromisit me fqiun jugor mbi çështjen e emrit që po mban larg Maqedoninë nga strukturat euroatlantike.Më pas kanë vijuar takimet me ambasadorin Tatham nga Misioni i Përhershëm Britanik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, i cili kishte njohuri të theksuar mbi rajonin dhe Maqedoninë që nga viti 2001. Edhe ambasadori Tatham ka theksuar se vendi i tij fuqimisht përkrah rrugëtimin e Maqedonisë drejt NATO dhe BE dhe njëkohësisht inkurajoi liderët politik që të bëjnë përpjekje për ta realizuar këtë proces sa më shpejt.Ahmeti duke falënderuar Britaninë e Madhe për gjithë kontributin në Maqedoni dhe duke e përkujtuar që për paqen në Maqedoni edhe një ushtar Britanik humbi jetën, kërkoi angazhimin më të madh dhe të drejtpërdrejt të Londrës për zgjidhjen e çështjes së emrit që do ta rumbullakson gjithë këtë proces të përbashkët investues duke e integruar vendin në NATO dhe BE.Kryetari Ahmeti zhvilloi edhe një takim në Misionin e Përhershëm të Republikës Franceze në OKB, k u përcollën mesazhe të njëjta për evrointegrimet, zgjidhjen e kontestit të emrit dhe reformat e brendshme në Maqedoni.Që të tre Misionet e Përhershme, të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës, janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB- së.