Zv.kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç viziton veriun e Kosovës
Zv.kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç viziton sot veriun e Kosovës me qëllim që “t’i bindë serbët” për të pranuar Marrëveshjen e Brukselit arritur ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe atij Daçiç më 19 prill për normalizim e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.Serbët e veriut protestuan të premten në Beograd në të cilën u kundërshtua marrëveshja ndërsa kryeministri Daçiç u quajt tradhëtar.Megjithatë premtimet që ka dhënë Vuçiç para se të takojë serbët e veriut nuk lënë shumë shpresë. Pos fjalisë së tij tashmë të njohur se “çizmja shqiptare nuk do të shkelë në veri”, ai sot për mediat e Beogradit ka shtuar “se do të bisedohet për çdo imtësi, me legjitimët e jo legjitimët” dhe se atje do të them se “politika e Serbisë është se Kosova nuk është e pavarur, se nuk e kemi dhe nuk do ta njohim Kosovën...”Aleksandër Vuçiç takohet me serbët e Kosovës në kohën kur politika zyrtare e Serbisë zvarrit implementimin e marrëveshje së fundit dhe të gjitha marrëveshjet e deritashme nga bisedat “teknike”, ndërsa zyrtarët e Kosovës vazhdojnë ta deklaraojnë për marrëveshjen si një arritje historike.