Zgjedhjet në Bullgari, ish-kryeministri Borisov në avantazh
Bojko Borisov mund të jetë sërish kryeministër i Bullgarisë. Sondazhet e para në sofje tregojnë se partia e ish-kryeministrin mund të fitojë më shumë vende në Parlament.Pas votimit të së dielës, të shoqëruar me protesta Borisov mund të ketë shansin kryesor të formojë një qeveri.Partia e tij GERB, e cila u tërhoq si qeveri pas protestave në të gjithë vendin kundër korrupsionit dhe standardit të ulët të jetesës në shkurt, parashikohet të ketë 31 përqind të mbështetjes, dhe mund të marr 97 nga 240 vende në Parlament. Socialistët mund të marrin 85 vende.E gjithë periudha parazgjedhore u përcoll me skandale të shumta.Të shtunën, prokurorët thanë se kishin ndaluar rreth 350,000 fletë të paligjshme votimi, në një shtëpi botuese. Ndërsa fushata ka kaluar mes publikimit nga kundërshtarët të video-përgjimeve dhe akuzave të tjera reciproke për korrupsion e paaftësi në ushtrimin e detyrës.GERB është zotuar të mbajë nën kontroll borxhin publik ndërsa socialistët thonë se do të shpenzojnë më shumë e do të krijojnë vende të reja pune.Perspektiva e zgjedhjeve pa fitues të qartë ka rritur druajtjen e një ngërci parlamentare dhe mungese të mëtejshme stabiliteti në vendin më të varfër të BE-së. Më shumë se 250 vëzhgues ndërkombëtare kanë monitoruar këto zgjedhje.