New York Times: "Marrëveshja ndan serbët e veriut me Kosovën"
Marrëveshja e Brukselit ndan Kosovën në një "zemër shqiptare me një shtojcë serbe", shkruan gazeta e përditshme e Shteteve të Bashkuara “New York Times”.Sipas shkrimit të profesorit në Universitetin e Columbia, David Phillips, "Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se marrëveshja e pranuar tregon se Serbia ka një rol të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në veri të Kosovës."Në fakt, ajo ndan Kosovën duke i dhën zemrën shqiptarëve ndërsa Serbëve pjesën shtesë" tha Phillips dhe shtoi se "marrëveshja konfirmon axhendën e dhunshme nacionaliste nga Serbia e madhe të avancuar nga Sllobodan Millosheviç".Kjo marrëveshje në Bruksel "gjithashtu inkurajon aspiratat për një Shqipëri më të madhe në mesin e shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi".Profesori i Columbia nuk beson se "marrëveshja do të pajtojë dy kombet ballkanike ose të ndihmojë ata të fitojnë antarsimin në Bashkimin Evropian".Sipas tij, "Perëndimi ka nevojë për një qasje të re për ballkanin, një marrëveshje diku midis ndarjes monoetnike në mini-shtete dhe një kontinent të gjërë superfuqi".Phillips vuri në dukje se "joshja e anëtarësimit në BE ishte menduar për të kapërcyer ato armiqësitë", por këto përpjekje nuk ishin të suksesshme.Pas disa muajve bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që datojnë nga vitet 1990, kur Kosova, një krahinë e ish-Jugosllavisë, në mënyrë efektive fitoi pavarësinë pas një ndërhyrje perëndimore ushtarake perëndimore .