Vuçiç serbëve të Kosovës: Mos iu frikësoni marrëveshjes
Marrëveshja e Brukselit nuk është e përkryer, por asaj nuk duhet t’i frikësohet populli, ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë serb, Aleksandar Vucic në Leposaviç.“Serbia është pranë popullit të saj, nuk do ta lërë dhe të shikoj në të ardhmen”, ka thënë Vucic pas takimit me peshkopin Teodosije.“Nganjëherë marrim vendimi që janë të rënda, por shteti nuk mundet pa popullin e tij, por as populli nuk mund ta shtetin e tij”, ka thënë ai.Duke folur për marrëveshjen e Brukselit, Vucic ka thënë se ajo marrëveshje nuk është shumë e mirë, por është rezultat i asaj që është mundur të nxirret.Ai ka thënë se në atë dokument askund nuk shkruan se do të respektohet Kushtetuta e Kosovës, si dhe ushtria e Kosovës nuk do të shkelë në veri.“Askush nuk mund ta shoh gëzimin në sytë e mi për shkak të marrëveshjes së Brukselit. Kam ardhur që popullit këtu t’i them se çfarë mund të bëjmë në periudhën e ardhshme, cilat janë obligimet tona dhe nuk dua ta bind popullin se ai dokument është i mirë”, ka thënë Vucic.Pas Leposaviçit, Vucic do të shkoj në Mitrovicë, ku do të mbahet takimi me këshilltarët e katër komunave veriore të Kosovës.