Eurogrupi pritet të miratojë dy këstet e kredisë për Greqinë

Eurogrupi pritet të miratojë sot dy këstet e radhës, me vlerë të përgjithshme 7,4 miliardë euro për Greqinë.Ministrat e financave të Eurozonës, do të shqyrtojë raportin e Trojkës, raport i cili më pas edhe do të miratohet.Vendimi i Eurogrupit pritet të jetë unik pasi nuk ka kushte të tjera për t’u përmbushur nga Greqia me qëllim që të jepen të dyja këstet.Gjithashtu, ministrat e financave të Eurozonës do të diskutojnë sot edhe për raportin e Trojkës mbi larjen e parave në Qipro.Diskutimi gjykohet deciziv, para disbursimit të këstit me vlerë 3 miliardë euro të kredisë për Qipron.