Elvis Kelmendi dënohet me 4 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë

Elvis Kelmendi, i cili ishte ndjekur penalisht nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas, u shpall fajtor për tentim vrasje dhe u dënua me katër vite burgim nga një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të Kosovës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.Kelmendi fillimisht u akuzua nga prokuroria për tentim vrasje të rëndë të kryer në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 2010 kundër Elvis Hoxhiqit. Gjatë gjykimit, Kelmendi u deklarua fajtor për akuzën e ndryshuar për tentim vrasje, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.Elvis Kelmendi fillimisht u arrestua nga Policia e Kosovës në bazë të njoftimit të Kuq të Interpolit dhe pastaj u lirua. Policia e EULEX-it e arrestoi atë përsëri në bazë të një hetimi të nisur nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe në bazë të informatave të pranuara nga Bosnja e Hercegovina.