Bullgari, zhvillohen zgjedhjet parlamentare

Bullgarët votojnë sot në zgjedhjet  parlamentare e ndërsa një fitues i qartë nuk mund të parashikohet. Qendrat e votimit janë hapur në orën  7:00 sipas kohës lokale  dhe do të mbyllen në orën 20:00.6.9 milionë votuesish  do të zgjedhin midis 36 partive, por pjesëmarrja është parashikuar të jetë nën 50%.Protesta masive kundër standardeve të ulëta të jetesës dhe korrupsionit shumë të përhapur detyruan  qeverinë e së qendrës së djathtë GERB që të japë dorëheqjen në muajin shkurt.Megjithatë edhe zgjedhjet e së dilës janë të lidhura me shteqësime për vjedhjen e votave ndërsa policia ka konfiskuar  mbi 350.000  fletë  votimit në një shtypshkronjë.Sondazhet e fundit tregojnë se partia GERB, e kryesuar nga ish kryeministri Bojko dhe  sfiduesi i tij kryesor i Partisw Socialiste janë kokë më kokë.GERB ka premtuar për të mbajtur nën kontroll borxhet, ndërsa socialistët thonë se ata do të shpenzojnë më shumë dhe për të krijuar vende pune.Bullgaria ndeshet me një krizë të madhe ekonomike dhe sociale  me papunësi  sipas shifrave zyrtare mbi  12%. Më shumë se 250 vëzhgues ndërkombëtarë do të monitorojnë zgjedhjet e së dielës.