Protestë mbarëpopullore në Preshevë: Të zgjidhet çështja e shqiptarëve të Luginës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2013, 09:26
Në sheshin e Preshevës sot në mesditë do të mbahet një protestë gjithëpopullore. Vendimi për këtë protestë është miratuar nga të gjitha partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës, pas një takimi të mbajtur mbrëmë në komunën e Preshevës.Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa theksoi se protesta mbahet në prag të shënimit të manifestimeve të majit kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, kundër vendimit të gjykatës për krime të luftës për dënimin e shqiptarëve dhe me kërkesa për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë sikurse të serbëve në Kosovë.Kryetari i LPD-së Jonuz Musliu theksoi se me këtë protestë do të alarmohet bashkësia ndërkombëtare se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkon zgjidhje urgjente.