Greqi, arrestohet shqiptari për vrasjen e një çifti të moshuarish

Një shtetas shqiptar i moshës 30 vjeç është arrestuar sot nga policia greke, pasi akuzohet për vrasjen e një çifti të moshuarish grekë. Vrasja ka ndodhur në fshatin Ktismata, pranë kufirit me Shqipërinë.30 vjeçari u arrestua teksa po ecte me këmbë në kliometrin e 7-të të rrugës nacionale Janinë- Athinë. Sipas policisë, ai e ka pranuar kryerjen e vrasjes, me motiv vjedhjen, ndërsa ka pohuar se ishte liruar para te muajsh nga burgu i Nafplios, ku kishte vuajtur dënimin me akuzën e vjedhjeve të njëpasnjëshme.Sipas mediave greke, një aksident rrugor në qendër të Janinës, i ka çuar forcat e policisë tek gjetja e çiftit që ishte vrarë pas goditjeve me sende të forta në kokë.Personi që ngiste automjetin e braktisi atë pas përplasjes në murin e një godine, dhe u largua në drejtim të paditur ndërsa mjeti rezultoi i vjedhur dhe se pronar i tij ishte 73 vjeçari i vrarë në fshatin Ktismata, bashkë me të shoqen.