Gati kërkesa e Greqisë për dëmshpërblim nga Gjermania
Ajo që dikur u cilësua si një indicie e mediave greke për një konflikt mes Greqisë dhe Gjermanisë, tani duket se po prek realitetin. Tani qeveria në Athinë ka përpiluar një dokument që kërkon dëmshpërblim lufte nga Gjermania.Në dokumenti prej 80 faqe Athina mund ta kërkojë si shumë rreth 162 miliardë euro për dëmet dhe një kredi që morën nazistët gjatë pushtimit të tyre.Raporti duket se konfirmon se Gjermania pas një marrëveshjeje për dëmshpërblim të nënshkruar në vitin 1960 u ka dhënë viktimave të terrorit nazist, 115 milionë marka gjermane.Greqia i referohet një marrëveshjeje të nënshkruar në Londër në vitin 1953, sipas së cilës pagesat për dëmet e luftës shtyhen për periudhën pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore.Shumë grekë fajësojnë kancelaren gjermane Angela Merkel për masat shtrënguese të vendosura nga huadhënësit ndërkombëtarë në këmbim të kredive të shpëtimit, me Gjermaninë kontribuesi më i madh.Greqia ka thënë se në vitet e fundit se ajo rezervon të drejtën të kërkojë dëmshpërblim nga Gjermania e kohës së luftës, duke thënë se ajo u detyrua të pranojë kushtet e pafavorshme gjatë negociatave në vitin 1950.Ndërkohë Gjermania kundërshton idenë për të paguar dëmshpërblim.Berlini vazhdimisht ka theksuar se ai ka paguar tashmë "shuma të konsiderueshme" në Greqi si pjesë e marrëveshjeve bilaterale.