Vuçiç: Nuk e lirova unë Albin Kurtin nga burgu

Politikanët serbë kanë pranuar se janë bërë pishman se kanë liruar disa prej shqiptarëve prej burgjeve të Serbisë që ishin marrë gjatë luftës. Këtë e kanë deklaruar në territorin e Kosovës në kohën kur flitet për proces të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në takmimin me serbët e veriut gjatë së dielës, i është përgjigjur Marko Jakshiçit duke i thënë se nuk e ka liruar ai Albin Kurtin nga burgu, por këtë e ka bërë Vojislav Koshtunica.“Z.Jakshiç, pse nuk i keni mbajtur zgjedhjet krahinore në kohën kur kolegu juaj partiak ishte ministër, Sllobodan Samarxhiç, kur keni pasur në dorë gjithçka këtu, pse nuk i keni mbajtur ato zgjedhje? Këtë edhe mund t'ia thoni dikujt në Beograd, por eja shpjegojani këtyre njerëzve këtu pse? Sepse kryetari juaj ka thënë që nuk është koha... Thoni këtu z.Jakshiç se me këtë amnistohen kriminelet. Unë nuk do të përdor asnjë fjalë të keqe dhe nuk dua t'ju ofendoj. Ju me sa duket keni kujtesë të dobët z.Jakshiç. Vëllezërit Mazreku, Albin Kurtin, Flora Brovinën, të gjithë ata që ne dikur i kemi quajtur keqbërës i ka lëshuar Vojislav Koshtunica e jo Aleksandër Vuciç apo Tomislav Nikoliç” i është përgjigjur Vuçiç akuzave të Jakshiçit.Debati filloi me marrëveshjen dhe vazhdoi më pas me akuza për lirimin e Albin Kurtit apo Flora Brovinës etj.“Kjo marrëveshje e Brukselit e kthen Serbinë para së gjithash në vitin 1913, kjo marrëveshje faktikisht po i demonton institucionet e Serbisë në këtë hapësirë” ka theksuar Mirko Jakshiç.