PSG shpallet automatikisht kampion në Francë pas 19 vitesh
Paris Saint-Germaini ka siguruar pikët e nevojshme që të shpallet matematikisht kampion i Francës për sezonin 2012/2013.Klubi kryeqytetas shënoi një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Olympik Lon në “Sta de Zherland’, për t'u shkëputur nga vendi i dytë dhe për të siguruar automatikisht titullin në Ligën e parë transalpine .Heroi i sfidës ishte Jeremy Menez, i cili shënoi golin me vlerën tri pikë, në minutat e para të pjesës së dytë.Ky është titulli i tretë në histori të klubit dhe vjen pas 19 vitesh, pasi herën e fundit PSG e ka fituar titullin në sezonin 1993/94.Lyoni, nga ana tjetër, ende nuk e ka të sigurt vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi ka vetëm tri pikë më shumë se Lille, ndërsa kanë mbetur edhe dy javë për t'u luajtur. Ndërsa Olimpiku i Marsejës ka siguruar vendin e dytë në renditje pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj skuadrës së Tolusë. Marsejezët janë tashmë automatikisht nënkampionët e Francës dy javë para përfundimit të kampionatit.Në javën e 36-të Ligës së parë franceze u shënuan këto rezultate:Lilë - Reaims 3-0Ajasio - Troua 0-1Bastia - Monpelie 3-1Bordo - Nensi 3-2Brest - Sosho 0-2Valensien - Renne 4-1Lorient - Sent Etienn 3-1Evian -Nice 4-0Dhe supersfida Lion - PSG 0-1