Përmbytet varka në grykëderdhjen e Vjosës, humb në ujërat e rrëmbyeshëm 23 vjeçari

Një shtetas u mbyt pasi varka ku ndodhej u përmbys.Ngjarja ndodhi në grykëderdhjen e lumit Vjosa në fshatin Dëllënjë të Vlorës.Në bordin e varkës ndodheshin katër persona, teksa peshkatari Vasil Kola, 23-vjeç është mbytur.Tre personat e tjerë arritën të shpëtojnë.  Ata kishin dalë për peshkim. Përmbytja ka ndodhur për shkak të dallgëve të forta në det.“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në grykëderdhjen e lumit Vjosë, kanë qenë 4 shtetas duke lundruar mbi një varkë me qëllim për të kaluar në anën tjetër të lumit. Në mes të lumit, varka është përmbysur dhe 3 prej këtyre shtetasve kanë mundur të dalin nga lumi duke notuar, ndërsa njëri prej tyre nuk ka mundur t'ia dalë dhe për pasojë dyshohet të jetë mbytur në ujë pasi ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij”, sqaron policia lokale.Ndërkohë moti i keq ka penguar nisjen e kërkimeve për trupin e Vasil Koles, 23-vjeçarit nga fshati Poro i Novoseles.[caption id="attachment_705227" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Grykederdhja e Vjoses ku u permbyt varka Ne foto: Grykederdhja e Vjoses ku u permbyt varka[/caption][caption id="attachment_705324" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Grykederdhja e Vjoses ku u permbyt varka Ne foto: Grykederdhja e Vjoses ku u permbyt varka[/caption][caption id="attachment_705325" align="alignnone" width="640"]vjose Ne foto: Banore te zones ne kerkim te peshkatarit te zhdukur[/caption]/Ora News/