Përdorimi i ujit, Haxhinasto te depot në Krastë: Mos e shpërdoroni

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës ishte në Krastë të Elbasanit ku në ditën ndërkombëtare të ujit ka inspektuar depot e ujit që furnizojnë të gjithë rrethin. i shoqëruar dhe nga nxënës të 9 vjeçares, Haxhinasto bëri thirrje për ndërgjegjësim për mosshpërdorim të ujit.Në ditën botërore të ujit, Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka apeluar që të menaxhohen sa më mirë burimet ujore të vendit. Nga Krasta e Elbasanit ku inspektoi depot e ujit që furnizojnë këtë rreth, Ministri vlerësoi se uji është i domosdoshëm për jetën e gjithësecilit, ndaj nuk duhet shpërdoruar.Haxhinasto: “Uji është jetë, është i domosdoshëm në jetën tonë por akoma ne nuk e trajtojmë atë si diçka të tillë me vlerë dhe akoma nuk kemin arritur që këtë ujë t’ia ofrojmë të gjithë qytetarëve në sasinë dhe cilësinë e duhur. Ndërgjegjësimi i njerëzve që ta trajtojnë ujin si pasuri”.Kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini vlerësoi se nevojën për investimin 7 milionë euro për të arritur furnizimin 24 orë të qytetarëve.Sejdini: "Elbasani ka sasinë e nevojshme dhe të domosdoshme. I mungon vetëm infrastuktura e brendshme që kërkon një investim jo shumë të madh, maksimumi shkon deri në 7 milionë euro. Unë shpresoj që gradualisht 2 vjet rresht ne mund të arrijmë që qytetit tonë t’I japin 24 orë ujë”.Pjesë e inspektimit sensibilizues për mirëmenaxhimin e burimeve ujore, u bënë dhe nxënësit e shkollës 9 vjeçare Vasil Kamami të Elbasanit./Oranews.tv/