Ndërhyrja në infrastukturë, bizneset: Jo gjatë sezonit, largon pushuesit
Punimet për rikualifikimin e hapësirave në të dy anët e rrugës, të parashikuara për të vijuar për 270 ditë më radhë në zonën e Dajlanit dhe plepave në Durrës ka irrituar përfaqësuesit e bizneseve. Sipas tyre, zgjatja e punimeve gjatë sezonit veror përkthehet në faliment për ta, pasi do të largojë turistët të cilët nuk mund të pushojnë në një kantierë ndërtimi.Punimet për rikualifikimi i hapësirave në të dy anët e rrugës "Pavarësia" që lidh Urën e Dajlanit me Plepat është pritur keq nga bizneset e zonës të cilët thonë se do të dëmtojë turizmin përgjatë sezonit .Bizneset thonë se zgjatja e punimeve gjatë sezonit veror do të largojë turistët të cilët nuk mund të pushojnë në një kantierë ndërtimi, çka do të thotë faliment për ta.“Dëmtohet se parkimi po bllokohet dhe rruga po ngushtohet. E gjithë bota është në kohën për t’i zgjeruar rrugët, ne po I ngushtojmë. Sa herë që vjen sezoni i plazhit për të bërë diçka këto bëjnë punime. Dhe hajde të bëj një biznes punë apo tregëti në këtë ambient që është sot”.Bizneset kërkojnë rishkim të projektit, pasi thonë se limiton vendet e parkimit.“Dëmtohet sepse vijnë kosovarët dhe nuk kanë ku të hyjnë. Shohin parkimet e zëna nuk kanë ku ndalojnë, ikin direkt”.“Rregullohet dhe prishet për 6-7 muaj. Nuk e kuptoj. Unë e gjykoj që këto janë paratë tona. Kjo nuk është gjë e mirë. Nuk e di se çfarë bën Këshilli Bashkiak i Durrësit”.“Pyetje publike kryetarit tonë të Bashkisë: Sa para janë harxhuar vitin që kaloi vetëm për shëtitoret e biçikletave, mbjelljen e pemëve dhe sistemimit të parkingjeve ndërmjet bordurave të betonit etj etj”.Në mbështetje të bizneseve dhe banorëve doli edhe kryetari lokal i Partisë Demokratike Durrës Osman Stafa, i cili tha se po keqmenaxhohen taksat e qytetarëve nga Bashkia e Durrësit./Oranews.tv/