Ora News në fshatin Akërni, banorët i vënë në dispozicion foto të avionit

Ora News ka qenë në fshatin Akërni ku të dielën paradite, në zonën e fushave është marrë informacion se lëvizte në hapësirën ajrore, një avion i vogël. Ora News ka qenë në zonën e fushave në fshatin Akërni, ku të dielën paradite është marrë informacion se lëviz në hapësirën ajrore, një avion i vogël. Njëri prej banorëve ka vënë në dispozicion foto të avionit duke pretenduar se është ai që ka fluturuar të dielën, por nuk mund të konfirmohet zyrtarisht. Prej disa muajsh është punuar toka në fushat e Akërnisë që të mos ulen më avionë, por sipërfaqja e madhe e zonës, e pamundëson këtë nismë.Policia e Shtetit vijon hetimet rreth avionit të ngritur të dielën nga fusha e Akërnisë në Vlorë. Efektivët pasi kanë krehur zonën, një ish bazë ushatarake me sipërfaqe rreth 200 ha, fushë dhe pyje me pisha, nuk kanë mundur ende të bien në gjurmët e personave të trafikut të lëndëve narkotike.Policia është sinjalizuar nga banorë të zonës për uljen e një avioni, të cilit kanë mundur t'i shkrepin disa foto (këtu vihen fotot). Gjurmët e lëna duken qartësisht në fushën e Akërnisë.Xhuliano Mehmetaj, një prej banorëve që ka stan pranë vendit thotë se e ka parë avionin të ulej dhe ka dëshmuar në polici bashkë me të afërmit.Sipas banorëve të Akërnisë, pilotët njoftohen me ane të zjarrit se ku duhet të ulin avionët, pasi më parë është bërë kontrolli i terrenit. Ndërkohë të hënën është kontatuar në Pulia të Italisë, një avion i vogël "mono elik" i cili më pas nuk është kapur më nga radarët. Dyshohet që në të ka pasur drogë, ngarkesë që mund të jetë hedhur në det .Njoftimi i policiseInformacion ne lidhje me lëvizjen në hapësirën tone ajrore, te një avioni te vogël. Në orët e para të mengjesit të datës 20 mars 2016 nga Policia e Shtetit është marrë informacion në rrugë operative se në zonën e fushave të fshatit Akërni, po lëviz në hapësirën ajrore, një avion i vogël. Pas marrjes së këtij informacioni, u organizuan të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtorisë Rajonale të Kufitit dhe Migracionit Vlorë si dhe të Njësisë së Lëvizshme Territoriale Delta Force. Si dhe është njoftuar menjëherë edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, Policia e Shtetit ka njoftuar mënjehërë Policinë Italiane, me qëllim ndjekjen e përbashkët të këtij informacioni. Në bashkëpunim me homologët Italianë, u punua intensivisht, për verifikimin e këtij informacioni, duke zhvilluar veprime të koordinuara në Vlorë dhe në një pjesë të territorit Italian. Policia e Shtetit ka shoqëruar shtetasit N.M., A.M., K.M., si të dyshuar në lidhje me këtë veprimtari, si edhe automjetet një fuoristradë dhe një furgon në pronësi të këtyre shtetasve, të cilat po këqyren nga specialistët e Policisë. Policia e Shtetit po bashkëpunon edhe me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, dhe ka bërë regjistrimin e Procedimit Penal per vepren penale “Trafikim të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. Veprimtaria hetimore është në vijim edhe nga homologët e policisë italiane për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.AVINOI 4 AVINOI 5[caption id="attachment_704946" align="alignnone" width="720"]AVIONI 2 Fusha e Akernise[/caption]AVIONI 1