Përmbyset varka në liqenin e Butrintit, shpëton djali, nuk dihet fati i babait

Një varkë peshkimi ku ndodheshin babë e bir është mbytur në liqenin e Butrintit.Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme rreth orës 13:00, dhe sipas policisë një prej personave është zhdukur dhe nuk dihet fati i tij. Policia sqaron se djali 18-vjeçar ka arritur të shpëtojë, ndërsa nuk dihet ende fati i të atit.Sipas policisë varka ka marrë ujë kur dy personat po mblidhinin rrjetat e peshkimit dhe shkak i mbytjes ka qenë moti i keq."E.Sh dhe S.Sh (babë e birë, banues në Ksamil) kanë qenë duke peshkuar me një varkë të vogël në liqenin e Butrintit, vend të të cilin varka është përmbysur dhe për pasojë shtetasi S.Sh (i biri, 18 vjeç) ka shpëtuar duke dale me not nga liqeni, ndërsa shtetasi: E.Sh (babai, 48 vjeç) nuk ka mundur të dalë dhe dyshohet të jetë mbytur në ujë", informon policia.Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë po punojnë për gjetjen e trupit të këtij shtetasi si dhe janë njoftuar Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, të bashkëpunojnë për gjetjen e tij.[caption id="attachment_705195" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga liqeni i Butrintit ku u permbyt varka Ne foto: Pamje nga liqeni i Butrintit ku u permbyt varka[/caption][caption id="attachment_705193" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga liqeni i Butrintit ku u permbyt varka Ne foto: Pamje nga liqeni i Butrintit ku u permbyt varka[/caption][caption id="attachment_705194" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Urgjenca e Sarandes Ne foto: Urgjenca e Sarandes[/caption]