Ndalohet një tjetër këshilltar nga Shqipëria pranë Vetëvendosje

Një tjetër këshilltar nga Shqipëria i Lëvizje Vetëvendosje është ndaluar nga policia e Kosovës. Arbër Zaimi, është ndaluar sot nga policia në Prishtinë. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, e cila thekson se qeveria e Kosovës me sa duket është e vendosur që të largojë nga Kosova të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Lëvizja nuk e përmend si këshilltar Zaimin, por vetëm si aktivistë.“Isa Mustafa në njërën anë e ka hapur Kosovën ekonomikisht dhe politikisht ndaj armikut tonë shekullor, Serbisë, kurse në anën tjetër përherë e më shumë po shfaqë tendenca armiqësore ndaj Republikës së Shqipërisë. Kjo përshtatet plotësisht me politikat e Kryeministrit për të kthyer ndikimin e Serbisë brenda Kosovës”, thuhet në reagim.Lëvizja i bën thirrje shtetit të Shqipërisë që të ndërhyjë tek qeveria e Kosovës kundër vendimeve të tilla. “Ne i bëjmë thirrje shtetit shqiptar që të përfshihet në këto skandale dhe të ndikojë që Qeveria e Kosovës të mos ndërmarrë veprime të tilla jodemokratike dhe absurde”, përfundon reagimi./Ora News/