Sëmundja e Fuseriozës po shkatërron serat e fermerëve në Lushnje

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ishte në Sopez të Lushnjes, ku ka inspektuar serat e fermerëve të prekura nga sëmundja e Fuseriozës. Infeksioni kalbëzon rrënjën e bimës duke e tharë menjëherë bashkë me prodhimin. dëmi në zonë është i konsiderueshëm.Ditë të këqija për fermerët që kanë sera në fshatin Sopes të Lushnjes. sëmundja e Fuseriozës që kalbëzon rrënjën e bimës po u shfaros prodhimet. Situata problematike ka alarmuar Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, i cili kërkoi kontroll ndaj të gjitha pikave të liçensuara të farërave bujqësore dhe pesticideve.Panariti: “Në këtë fazë është vonë dhe në këtë moment nuk ka asnjë lloj kimikati që t’i bëjë efekt prandaj filluam disinfektimin e tokës. Ajo që është kryesore nuk duhet t’i shkaktosh edhe stres bimës. Bujqësia vërtet prodhon kastravecë e kunguj por nuk bëhet me kastravec e kunguj. Pra duhet marrë specialistë që merren me këtë punë, njerëz që t’iu ndihmojnë sepse nuk është përgjegjësia juaj. Normalisht që ju bëni prodhime por ju duhet asistencë teknike. Këtë nuk e bëjnë tregtarët sepse kanë interesa vetëm të shesin dhe thonë merr farën, vrit veten”.Fermerët që u është dëmtuar mundi, pak para daljes së prodhimit në treg fajësojnë tregtaret e farërave dhe të pesticideve.Në rrethin e Lushnjes në krahasim me një vit më parë janë shtuar 50 ha sera diellore, ndërkohë që sëmundja e "fuseriozës" ka prekur kryesisht serat e vjetra me perime./Oranews.tv/