Kurset profesionale, ka kërkesa nga të rinjtë, por jo treg pune

Në Shkodër kurset e trajnimit profesional janë të shumë frekuentuara kryesisht nga të rinjtë të cilët duan të sigurojnë një zanat. Por vet të rinjtë pohojnë se ndonëse marrin një profesion, kanë vështirësi të mëdha për t'u futur në tregun e punës.Papunësia vijon të mbetet një plagë për shoqërinë shqiptare, megjithëse vit pas viti raportohen shifra të përmirësuara. Vitet e fundit politikat e ndjekura për promovimin e arsimit profesional, kanë bërë që të rritet ndjeshëm frekuentimi i qendrave të formimit profesional, por problem mbetet sigurimi i tregut të punës.Meri Markiçi: “Profili i hidraulikut, i sekretarisë apo sipërmarrës në fushën e biznesit. Secili prej këtyre profileve ka pasur persona që janë punësuar pas përfundimit të këtyre kurseve. Biznesi e ka për detyrim në një farë mënyre që pas trajnimit një pjesë të tyre të përzgjedhur nga biznesi edhe t’i punësojë”.Vetë të rinjtë e shohin ndjekjen e këtij kursi si trampolin për në tregun e punës, ndërsa pranojne se vështirësitë për të deportuar janë të shumta.“Dihet se është më e lehtë sepse po nuk pate një diplomë ose një certifikatë nuk mund të gjesh vend pune. Studimet i kam kryer në gjimnazin e përgjithshëm Jordan Misja. Nuk kam vazhduar për më lart dhe mendova të vazhdoj një kurs për elektrik”.Tregu i punës në Shkodër sot ndesh vështirësi për gjetjen e specialistëve në disa sektorë, ndërsa nga ana tjetër kërkesat më të mëdha vijnë për gra dhe vajza nga sektori e fasonerisë./Oranews.tv/