Deputeti shqiptar në Parlamentin e Brukselit flet për Ora News pas sulmeve në kryeqytetin belg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2016, 15:04
Pak orë pas sulmeve në Bruksel, Ahmet Gjanaj, deputet shqiptar në parlamentin rajonal të Brukselit në një intervistë telefonike me Ora News thotë se janë urdhëruar të mos lëvizin.“Të gjithë seancat e parlamentit janë anuluar po na kërkojnë të mos lëvizim. Masat e sigurisë janë përforcuar. Janë pezulluar dhe lidhjet telefonike ndërsa lidhjet me internet janë tepër të vështira”Ai shton se nga të gjitha konktatet që ka pasur deri tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar dhe as mes viktimave./Oranews.tv/