10 “Kushtet e PD”, Vasili: Ulemi në tryezë pa paragjykime
Një ditë para se mazhoranca dhe opozita të ulen në tryezën e dialogut politik për reformën në drejtësi, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili thotë se asnjë çështje për të cilën PD kërkon konsensus nuk do të paragjykohet. Në intervistën për Ora News, Vasili përshëndet darkodësinë që çoi në dialogun politike mes palëve, për të cilin LSI ishte investuar në mënyrë të vazhdueshme.Të mërkurën, mazhoranca dhe opozita do të ulen në tryezën e Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi për të nisur dialogun politik për çështjet që prej muajsh kanë ndarë palët.Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, përshëndet marrëveshjen e arritur mes palëve dhe dakordësinë për dialog politik, dialog, për të cilin LSI kishte këmbëngulur në vazhdimësi, si rruga që afronte palët.Petrit Vasili: Tavolina, dialogu politik është një mundësi që distancat të minimizohen, pra të ecet drejt konsensusit dhe them se një reformë kaq e madhe, kaq e komplikuar pa debat do të kishte qenë një procss fiktiv i pabesueshëm. Debati dhe zbutja e distancave nëpërmjet debatit është llogjika që ecën politika. Politika është e thirrur që të marrë vendime. Është ajo që do ti marrë vendimet.Pas rekomanimdeve përfundimtare për reformën në drejtësi, PD ka publikaur një pakete me 10 pika, që kërkon konsensus dhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili garanton se në tryezë palët nuk do të ulen me paragjykime.Petrit Vasili: Nuk besoj që asnjëra palë do të hyjë me paragjykimin që këtu jo dhe këtu absolutisht po. Pra jo-të dhe po-të kategorike e minojnë debatin. Besoj se duhet të ulemi përderisa kemi edhe një sfond ekspertësh, do të thotë që kemi edhe mendje më të qeta dhe të marrim çdo pikë dhe të themi cilat janë pluset dhe minuset e altrenativës dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë, por nuk besoj se do ulemi me paragjykime. Po u ulëm me paragjykime debati do të jetë i vështirë dhe rezultatet nuk do të jenë ato që presim.Mazhoranca ka kërkuar që paketa e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi të kalojë në fund të muajit mars që përkon edhe me mbërritjen në Tiranë të komisionerit për zgjedrim në BE, Johanes Hahn./Oranews.tv/