Ahmetaj-FMN përplasje për taksat e biznesit të vogël dhe çmimin e energjisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar e vendos qeverinë përballë disa detyrave konkrete në përfundim të misionit dy javor në Shqipëri. Në një kohe kur  diskutimet për refomën në drejtësi zënë një vend të rëndësishëm në fjalorin politik të ditës Fondi Monetar Ndërkombëtar e liston në krye të reformave që duhet të permbushe vendi për të përmirësuar klimen të bërit biznes, që pasohet nga reforma e pronësisë dhe kreditë e këqija."Për të përmirësuar më tej klimën e investimeve nevojitet që të vazhdohet puna me reformat strukturore për përmirësimin e klimës së biznesit, sidomos sa i takon reformave të gjyqësorit, të drejtës së pronës."Në lidhje me konçesionin për TVSH-në Shefja e misionit të FMN-së, Anita Tuladhar, ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që të realizohet një studim për këtë çështje.Anita Tuladhar: “Fondi i qëndron idesë se është shumë e rëndësishme që të të ndërmerret një analizë e rëndësishme e riskut në një rast të tillë të shoqëruar me kryerjen e studimeve të fisibilitetit dhe një analizë e mirë kosto përfitime. Këto duhet të reflektojnë dhe efektin në buxhet.”Por shefja e FMN dhe ministri Ahmetaj nuk i fshehën diferencat e tyre në lidhje për heqjen e taksës për biznesin e vogël si dhe në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë.Anita Tuladhar:  “Jemi kundër përjashtimit të taksave. Aktualisht ka një sërë masash për buxhetin dhe zgjerimi i bazës së tatueshme është njëra”Arben Ahmetaj: “Ministria e Financës, administrata tatimore do të do të fokusohet në monitorimi e biznesit të vogël. Të minimizojmë evazionin, kështu që besoj jam shumë i qartë në atë që ju transmetoj.Anita Tuladhar:  “Reformat e energjisë dhe të pensioneve kanë pasur sukses dhe qeveria mbrojti shtresat në nevojë në rastin e rritjes së çmimit të energjisë”Arben Ahmetaj:  “Anita tha është rritur çmimi i energjisë, unë do ta korrigjoja. Jo është unifikuar tarifa dhe çmimi mesatar është ulur", tha Ahmetaj.Fondi Monetar Ndërkombëtar i qëndroi parashikimit për një rritje ekonomike prej 3.4 % për vitin 2016. Nderkohe Guvernatori i bankës së Shqipërisë e vlerësoi inflacionin nën objektivin e Bankës qendore por deklarois e nuk perben rrezik./Oranews.tv/