Publikohen imazhet e terroristëve që kryen sulmin në aeroportin e Brukselit

A janë këta tre persona ata që kryen sulmin vetëvrasës në Bruksel?Media ndërkombëtare raportojnë se kamerat e sigurisë në aeroport kanë regjistruar imazhet e terroristëve që kryen sulmin, duke lënë pas 14 të vdekur në aeroportin e Zaventem.Në foto duken 3 persona, dy të veshur me të zeza dhe një i veshur me të bardhë. Mediat shkruajnë se dy personat e veshur me të zezë në dorën e majtë mbajnë nga një dorezë, që dyshohet se kishin fshehur detonatorët.Dy personat e veshur me të zezë dyshohet se mund të kenë mbetur të vrarë.Sipas imazheve, tre persona janë duke shtyrë karrocat me bagazhet e tyre. Një armë zjarri kallashnikov është gjetur nga hetuesit në vendin e shpërthimit.ata