Nishani- Jagland: Po punojmë për një reformë në drejtësi të vërtetë dhe të pavarur

Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, ku diskutoi midis të tjerash edhe për reformën në drejtësi.Duke vlerësuar këshillimin ligjor nga Komisioni i Venecias, Presidenti theksoi se “opinioni përfundimtar për amendimet kushtetuese do të ndihmojnë klasën politike shqiptare për të vijuar me përkushtim reformën në drejtësi”.Nishani: Pata edhe rastin të përcjell mirënjohjen tonë për Komisionin e Venecias, që na ka qëndruar pranë duke e udhëhequr këtë proces të reformës gjyqësore me ekspertizën e tij të shkëlqyer dhe tani, aktorët shqiptarë, që janë të përfshirë në reformë, po punojnë ngushtësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias, të cilat janë udhërrëfyesit dhe mbi bazën e të cilave ne po punojmë që të realizojmë një reformë të vërtetë e të thellë për pasur një sistem gjyqësor efiçient, të përgjegjshëm, llogaridhënës dhe të pavarur.Gjithashtu, kreu i Shtetit shprehet se kishte diskutuar me zt.  Jagland për nevojën e medieve të lirat, për pronës si dhe për rolin e Shqipërisë në rajon.Nishani: Shqipëria mbështet plotësisht dialogun dhe marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë dhe tashmë, pas luftës, pas fitimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kemi arritur situatë paqeje dhe stabiliteti në rajon. Shpresoj shumë që edhe Kosova do të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, e kësaj organizate, sepse ajo meriton të jetë kontribuuese në këtë fushë./Ora News/