Deputeti Balla shumë pranë shpërthimeve në Bruksel: Pak sekonda mund të ishin fatale

Në Bruksel ndodhet edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili po merrte pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Balla shkruan se ishte vetëm disa minuta larg shpërthimit.“Brukseli nën sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva në stacionin e metrosë Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund të ishin fatale. Edhe aty shpërthim. Duhet më shume forcë për të goditur terrorizmin. Janë të pabesë!”, shkruan ai.