Terrorizmi s’ka vend në Europë, Tirana zyrtare solidarizohet me popullin belg

Drejtues të lartë të shtetit shqiptar dhe të komuniteteve fetare kanë dënuar ashpër sulmin që ndodhi në Bruksel. Presidenti, kreu i Kuvendit, Kryeministri, kryeopozitari Basha u solidarizuan me qytetarët e Belgjikës dhe shprehën bindje se vlerat europiane do triumfojnë mbi terrorizmin.Ndërsa kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Skënder Bruçaj bëri thirrje që ngjarja të mos lidhet me fenë.Autoritetet më të larta shqiptare kanë dënuar ashpër sulmet që lanë pas dhjetra viktima në Bruksel.Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili ndodhet në Strasburg në takimin me  Sekretarin e Përgjithshëm të KiE,Thorbjørn Jagland, shprehu keqardhjen për viktimat e sulmit terrorist. Nishani: Dëshiroj të përfitoj nga ky rast që të shpreh në emrin tim, por edhe në emër të popullit shqiptar ngushëllimet për familjet e viktimave të shkaktuara nga akti terrorist në Bruksel si dhe gjithashtu solidaritetin e shqiptarëve për popullin belg! Ne do të jemi të bashkuar dhe të fortë për ta sfiduar këtë kërcënim, këto akte barbare, që nuk përfaqësojnë vlerat sidomos ato të fesë si bashkëjetesa, harmonia dhe respekti.Shqipëria jep një shembull shumë të mirë jo vetëm tek ne, por edhe në rajonin tonë, të cilin ne do të donim ta promovonim edhe në nivel evropian: bashkëjetesa dhe harmonia dhe respekti mes feve të ndryshme. Në të njëjtën kohë ne jemi të përkushtuar fuqimisht për të sfiduar dhe luftuar terrorizmin. Qytetërimi është i fortë dhe ne jemi të bashkuar. Ndihemi të fuqishëm dhe të aftë për të mposhtur këto akte terroriste. Ato nuk do ta trembin kurrë demokracinë tonë. Ato kurrë nuk do t'ia dalin dot mbanë të frikësojnë qytetërimin tonë, njerëzit tanë, jo vetëm sepse jemi vërtet të bashkuar, por qytetërimi ynë është i fortë dhe ne do ta mposhtim këtë kërcënim.Meta: Në krah të partnerëve tanë euro-atlantikë për të ç'rrënjosur celulat terroristeKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërsa u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krah të partnerëve tanë euro-atlantikë për të ç'rrënjosur celulat terroriste dhe shpreh solidaritetin e plotë me Belgjikën dhe me të gjithë qytetarët e Brukselit.Kryetari i Kuvendit deklaron se ne jemi të vendosur sëbashku për mbrojtjen e vlerave demokratike që na bashkojnë.Meta: “Ne jemi në solidaritet të plotë me Belgjikën dhe me të gjithë qytetarët e Brukselit. Terrorizmi nuk ka vend në Evropë. Shqipëria është përkrah partnerëve tanë euro-atlantikë për të ç'rrënjosur celulat terroriste. Sulmi ndaj Brukselit, është sulm ndaj gjithë Evropës dhe njerëzimit. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Ne jemi të vendosur së bashku të mbrojmë vlerat demokratike që na bashkojnë”.Këtë qëndrim zoti. Meta e bëri të zëshëm edhe përmes një prononcimi për gazetarët, teksa vizitoi kryegjyshatën e bektashinjve për festën e Sulltan Novruzit. Meta: Të gjithë sot lutemi për shpirtin e viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Jemi pranë popullit belg dhe të gjithë qytetarëve të Europës. Por kjo është një ditë e shenjtë, nuk është dita e frikës, është dita e ringjalljes, dita e shpresës. Është një ditë që na motivon dhe më shumë për të ruajtur dhe forcuar bashkëjetesën dhe harmoninë e shkelqyer ndërfetare që kemi në vendin tonë që është një pasuri kaq e çmuar në këto kohë të vështira dhe të trazuara.Rama: Europa do të ringrihet dhe do ta fitojë në emër të lirisë këtë luftëKryeministri Edi Rama dënoi të martën sulmet terroriste në kryeqytetin belg, Bruksel.“Bombat që mbjellin vdekje për të pafajshmit në zemrën e Europës do ta ringrenë Europën për ta fituar në emër të lirisë këtë luftë të re”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.Bushati: Solidarizohemi me popullin belg kundër terrorizmitEdhe kreu i diplomacisë Ditmir Bushati  është solidarizuar me autoritetet dhe popullin belg në përballimin e situatës dhe në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.Bushati: I shokuar nga sulmet terroriste në zemrën e Europës së Bashkuar.Ngushëllime familjeve të viktimave. I gjendemi pranë Belgjikës dhe popullit belg në këto momente të vështira.Shqipëria solidarizohet me autoritetet dhe popullin belg në përballimin e situatës dhe në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.Liria, Demokracia dhe vlerat europiane do të triumfojnë ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.Gjosha: Europa e Bashkuar, nuk mund të gjunjëzohet nga sulmet në zemër të saj“Europa e Bashkuar, nuk mund të gjunjëzohet nga sulmet në zemër të saj”, deklaron ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.Në rrjetin social “Facebook”, ministrja Gjosha shkruan: “Jam e tronditur nga terrori që përjetoi sot Brukseli, kryeqyteti i Bashkimit Europian. E përjetova dhimbjen mes shumë telefonatave me njerëz të njohur e kolegë pune atje. Sot, na duhet të jemi më të fortë. Duke ndarë dhimbjen me dhjetra familje që kanë humbur të afërmit e tyre,duke shprehur solidaritet të plotë ndaj shtetit belg , duke dënuar ashpër këto akte të rënda terroriste, besoj fort dhe do të vazhdoj të besoj, se vlerat europiane do të tregojnë epërsinë e tyre mbi këto sulme që marrin jetë njerëzish”, shkruan Gjosha.Basha: Aktet terroriste, dëshmi e urrejtjes së verbër çnjerëzore e të pafeEdhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dënoi sulmet terroriste në Bruksel ndërsa i shprehu ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre.“Aktet terroriste sot në kryeqytetin e Europës morën dhjetra jetë të pafajshme. Ato janë dëshmi e urrejtjes së verbër çnjerëzore e të pafe që ushqen dhe motivon terrorin. Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe europiane në këto momente të vështira”, shkruan Basha në rrjetin social “Facebook’.Poçi: Ditë e trishtuar, por ky trishtim nuk na gjunjëzonSpartak Poçi: Qeveria e Republikës së Shqipërisë i dënon ashpër sulmet e ndodhura sot në Bruksel. Është një ditë e trishtuar, por ky është një trishtim që nuk na gjunjëzon sidomos në angazhimet euroatlantike të Shqipërisë për të luftuar terrorizmin. Shqipëria mbetet e vendosur që në krah të aleatëve të saj euroatlantikë të vazhdojë kontributin e saj për të siguruar paqe dhe siguri në botë. Dhe natyrisht për tu angazhuar edhe konkretisht në luftën kundër terrorizmit.Bruçaj: Terrori nuk ka lidhje me fenë, sidomos me fenë islameSkëndër Bruçaj: Para pak ditësh në Turqi dhe tani në kryeqytetin e Europës, aktet terroriste dhe terrori kanë goditur përsëri. Mallkuar qoftë terrori dhe të gjithë aktet terroriste. Të gjithë ata njerëz që veprojnë në emër të terrorit. I lutem Zotit të Madhëruar që të sjellë paqe kudo në botë dhe shpresoj që siç kjo ditë Novruzi, ditë e re, le të jetë dhe për njërëzimin një fillim i një dite të re me paqe, mirëkuptim dhe respekt me njëri- tjetrin. Terrori nuk ka lidhje me fenë, sidomos me fenë islame, nuk e mendoj.Totozani: E keqja nuk do të mundet kurrë të mposhtë fuqinë e vleraveAvokati i Popullit,  Igli Totozani, shpreh dhimbjen e thellë për humbjet e jetëve njerëzore në sulmet terroriste në Bruksel, si dhe dënon me forcë këtë ngarje të rëndë, këtë sulm agresiv drejtuar jo vetëm popullit belg, por gjithë njerëzimit. Me ndenjën më të lartë të solidaritetit , z. Totozani shpreh ngushëllimet dhe mbështetjen për famijarët e viktimave, dhe këtë vend mik, lider të demokracisë.“Terrorizmi po shkakton tragjedi dhe jetë të humbura padrejtësisht, por kjo është një e keqe që nuk do të mundet kurrë të mposhtë fuqinë e vlerave më të mira njerëzore, si dhe forcën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirisë”, thekson Avokati I Popullit,  Igli Totozani, në këtë ditë të rëndë për Belgjikën, Europën, por edhe mbarë botën e civilizuar dhe demokratike./Ora News/