Gjykata shpall fajtore piloten ruse, Prokuroria kërkon 23 vite për Savchenko
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2016, 13:44
Një gjykatë në qytetin Donjeck në rajonin jugor Rostov në Rusi, e ka shpallur fajtore piloten ukrainase, Nadia Savchenko, për bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës, në vitin 2014.Nadia Savchenko i ka hedhur poshtë akuzat.Prokurorët rusë kanë kërkuar 23 vite burg për Savchenkon.Ky rast ka shkaktuar zemërim në Ukrainë dhe në vendet e tjera, meqë kritikët e akuzojnë Kremlinin për orkestrim të një procesi propagandues.Nadia Savchenko ka mbajtur grevë urie në shenjë të protestës kundër mbajtjes së saj në burg.